Blegtorët dibran kërkojnë “Brednimin” e djathit

Shoqata e blegtorëve dibran “Deshat” ka kërkuar në mënyrë oficiale që djathi i Dibrës të jetë i brenduar.

Sipas tyre , kërkesa e këtillë vjen nga fakti se brendimi i djathit i plotëson të gjithë kushtet për përfitim sa më të madh në treg.

Skender Ame, kryetar i Shoqatës së blegtorëve dibran “Deshat”, theksoi: “Kërkesa jonë si blegtorë dibran u shqyrtua gjatë një punëtorie në organizim të Qendrës për  zhvillim të rajonin jugperëndimor. Blegtorët e rajonit tonë janë të njohur për përgatitje tradicionale të djathit të bardhë, por ka gjasa që e njëjta të keqpërdoret nga tregtarë të pjesëve tjera të Maqedonisë,  ndaj kërkojmë që djathi jonë të jetë i brenduar, theksoi Ame.

Sa i takon rajonit të Dibrës , i njëjti është i pasur me kullosa të begatshme për mbi 35 mijë kokë dele, ndërsa për një vit prodhimi i djathit arrin deri në 35 ton.
Fakt tjetër shumë i rëndësishëm është edhe eliminimi i tërësishme e sëmundjes së brucelozës, ku më parë kjo sëmundje ishte e pranishme tej mase tek kafshët tona, nënvizoi kryetari i Shoqatës ”Deshat”, Skender Ame.

Lajme të ngjashme

Back to top button