Meqenëse masat e mëparshme nuk u respektuan në Dibër, tani është vendosur kufizimi në furnizimin me ujë

Nga sot janë vendosur kufizime në furnizimin me ujë pasi banorët e Dibrës nuk i kanë respektuar rekomandimet e mëparshme për kursim të ujit, gjegjësisht uji të mos përdoret për bahçe, kopshte, larje të oborreve dhe trotuareve, madje edhe rrugëve para shtëpive, raporton Telma, përcjell Portalb.mk.

Prej sot është vendosur edhe zyrtarisht kufizimi i furnizimit me ujë për dy orë e gjysmë, pasi gjatë ditëve të kaluara në disa pjesë kishte ndërprerje të furnizimit me ujë.

Nga Ndërmarrja publike “Standard” bëjnë të ditur se kufizimi do të zgjasë nga ora 13:00 deri në orën 15:30.

-Përkundër apeleve tona që uji i pijshëm të mos keqpërdoret, ky fenomen vazhdoi, prandaj jemi të detyruar të vendosim masën jopopullore – kufizim në furnizimin me ujë. Në periudhën prej orës 13:30 pa ujë do të jenë lagjet Venes 1, Venes 2, Taranik, Konjare dhe Qernanica, si dhe rruga kryesore “8 Shtatori”, me qëllim që të ketë ujë në pjesët më të larta të. qytetit, tha për AIM drejtori Burim Kaba.

-Mungesa e ujit është si pasojë e keqpërdorimit nga përdoruesit. Uji ynë është një nga më cilësorët jo vetëm në vendin tonë por edhe në Evropë, ndërsa përdoruesit e pandërgjegjshëm po e keqpërdorin. Vërtet për të ardhur keq, thekson Kaba.

Vendimi për kufizimin, shton drejtori, do të jetë në fuqi deri në përmirësimin e situatës duku bërë sërish thirrje për shfrytëzimin racional të ujit, në mënyrë që të mos detyrohen të rrisin kohëzgjatjen e kufizimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button