Në Maqedoninë e Veriut për një vit janë rritur çmimet e produkteve bujqësore, rritje më e madhe është regjistruar te drithërat dhe orizi

Në gusht të këtij viti janë rritur çmimet e produkteve bujqësore për 11.6 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa shpenzimet janë rritur për 22.6 %, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit gusht të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 22.6 %, ndërsa tek autputi është rritur për 11.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Çmimet e mjeteve të shpenzuara janë rritur për 23.1 %, ndërsa mjetet e dedikuara për investime janë rritur për 14.2 %. Në pjesën e fondeve të shpenzuara për bujqësi, rritje më e theksuar është te plehrat minerale (57.6%) dhe energjia (40.1 %).

“Në pjesën autput, në gusht të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore është 109.4, ndërsa indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale është 116.8”, raportoi Enti.

Rritje më e theksuar është regjistruar te drithërat dhe orizi (53.6 %) dhe patatet (48.2 %). Në këtë periudhë ulje është regjistruar vetëm te frutat (7.6 %) dhe bimët blegtorale (0.2 %).

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button