Çerdhja e Sarajit me dyer të mbyllura për fëmijët, luhen lojra politike

Çerdhja e Sarajit e cila u promovua me 21 tetor ende mban dyert e mbyllura për fëmijët e kësaj komuna të cilët tani më një kohë të gjatë prisnin hapjen e saj.

Banorët thonë se kjo punë po zvarritet dhe se ata nuk e meritojnë gjithë këtë pritje dhe jo seriozitet.

“Kaloi një muaj që nga hapja e çerdhes, per të cilën erdhen të gjith, dhe ajo ende nuk funksionon. Si është e mundur kjo, pritëm me vite që të ndërtohet, kurse tani që u ndërtua edhe sa do të presim që të hapet dhe të funksionojë”, tha Bujar T., banor.

Ata thonë se sërish bëhen loja partiake politike dhe prandaj ky objekt tani më i përfunduar ka ngelur me dyer të mbyllura.

“Thonë se nuk dinë kë të punësojnë së pari, do të thotë se politika edhe këtu ka futur hundët. Ndoshta janë duke pritur dikush të diplomojë dhe më pas të ia sigurojnë vendin e punës. Nuk e dimë, por kemi dëgjuar që shkaku i mosmarrëveshjes për punësim, objekti vazhdon të qëndron i mbyllur”, thonë banorët.

Nga Komuna e Sarajit vazhdojnë të heshtin lidhur me kete problem duke mos sqaruar asgjë lidhur me thashethëmet që po bredhin mes banorëve të kësaj komune si dhe për datën e fillimit të funksionimit të çerdhes.

Nga ana tjetër nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) kohë më parë për Portalb theksuan se janë në pritje të listës së punësimeve që do të dorëzohet nga Komuna e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button