Matematikë filozofike, për jetë ideale!

Në jetë asgjë nuk është e përsosur e as ideale, andaj si njerëz duhet bërë përpjekje për përsosjen e idealit apo idealeve tona. Dëshira për një jetë sa më ideale sa më të mirë është e mundur, thjesht duhet të mbipërpiqemi dhe të ndjekim filozofinë e matematikës.

Ashtu siç e dime, se në matematikë kemi katër shenja(simbole) bazë për kryerjen e operacioneve të ndryshme matematikore, pra: plusin(+), minusin (-), shumëzimin(x) dhe pjesëtimin(:).

Plusi, ky symbol i poztives mbledh gjithçka, çfarëdo qoftë numri, mirëpo edhe përkundër kësaj jo gjithnjë rezulton që shuma të jetë pozitive. Nëse mblidhen dy numra negativ, shuma nuk mund të rezultojë asnjëherë pozitive, as në raste kur mblidhen më tepër numra, kur negativët janë në vlerë më të madhe se pozitivët. E njëjta ndodh edhe me minusin. Përkundër faktit që njihet si shenjë e negatives, ajo jo gjithherë rezulton të jetë e tillë.

Nëse ndjekim këtë logjikë matematikore, si rrjedhojë del që jo gjithmonë gjërat që ne i vlerësojmë si pozitive në fund rezultojnë si të tilla, apo diç që për ne është negative, fundi i tij të jetë poashtu i tillë dhe anasjelltas.

Kështu ndodh edhe në jetë, brenda nesh, afër dhe jashtë nesh sillen gjëra, mendime, ngjarje, fenomene dhe njerëz që janë pozitiv dhe negativ, prandaj duhet bërë kujdes dhe duhet pasur vigjilencë të qartë se çfarë pranojmë dhe çfarë largojmë. Në jetë, rëndom nuk është aq e thjeshtë sa në matematikë. Problematikat jetësore janë edhe më të vështira për elaborim dhe qartësim se çfarëdo qoftë ekuacioni matematikor. Vlerësimi, si dhe  përzgjedhja e  gjërave dhe njerëzve nuk është aq e lehtë sa zgjidhja e një të panjohure, qoftë X apo Y. Shpeshherë ndodh që vlerësojmë gjëra të ndryshme se kanë një ndikim pozitiv në jetën tonë, më vonë për të mos thënë krejt në fund rezulton që ndikimi i tij ka qenë krejt i kundërt me atë që ne kemi menduar, dhe e kundërta. Edhe më e vështirë është kur kemi të bëjm me njerëz. Kjo ngaqë njeriu njihet si qenie komplekse dhe evulative, tek i cili sillen mendime nga më të ndryshmet, qoftë edhe për një gjë të vetme.

Gjëja e parë që duhet të kemi kujdes është vetja jonë.

Ne duhet pasur kujdes të veçantë se me cfarë “ushqehemi”, sigurisht në aspektin  mendor, shpirtëror dhe shoqëror. Është e një rëndësie të veçantë se çfarë ide, mendime, vlerësime importojmë dhe eksportojmë, në dhe nga mendja jonë. Nëse ju sillen mendime dhe ide të këqija nëpër kokë, për këdo dhe për çfarëdo, largohuni një minut e më parë nga ato, ngase çdo vepër fillon si mendim apo ide dhe përfundon e realizuar. Të njëjtën bëjeni edhe kur të tjerët ju ngarkojnë me ide të tilla, faleminderoni ato duke u larguar prej tyre. Ashtu siç e potencuam më parë nuk mund që rezultati të jetë pozitiv, kur jeni të ngarkuar me negativitet.

Sa i përket aspektit shpirtëror, ju duhet ta shihni vet se çfarë ju bën ju që të ndiheni mirë. Shpesh ndodh që përshkak të ideve, mendimeve ,si edhe veprave të këqija dhe negative tek ju të krijohet një paqartësi dhe turbulencë dhe nuk mund të vlerësoni se çfarë është e mirë e çfarë e keqe. Realisht në sistemin tuaj, tashmë gjithçka dhe çdogjë është e panjohur dhe për shkak të kësaj ju nuk vini dot tek rezultati i pritur ose i kërkuar. Fillimisht kthehuni tek vetja juaj, kushtoni më tëpër vëmendje vetes suaj, nevojave dhe kërkesave të shpirtit tuaj. Kështu duke njohur veten tuaj, tashmë ju keni gjetur vlerën e një të panjohure brenda sistemit. Meqë shpirti paraqitet si “i panjohur”, ai kërkon dhe angazhohet që të formojë lidhje me çfarëdo shenje në mënyrë që të fitojë vlerë. Si qenie subjektive, ajo nuk mund të mbushet dhe përmbushet me gjëra objektive, ndaj është e nevojshme krijimi i një lidhje ndërsubjektive, me kusht që fuqishëm të besohet se Atij që i drejtohemi për cilëndo detyrë qoftë, përfundon gjithmonë me zgjidhje dhe sistemi nuk përfundon vetëm si numër, por si vlerë.

Njihemi dhe shquhemi si qenie shoqërore, kjo është e pashmangshme dhe e patjetërsueshme, megjithatë ne mund dhe duhet të përzgjedhim se me kë ndajmë dhe çfarë ndajmë nga jeta jonë e çmuar. Ashtu siç potencuam në fillim se duhet pasur kujdes me shenjat, ngase cila shenjë dominon ajo përcakton dhe vlerën e rezultatit. Kështu që ju duhet të përzgjidhni se kujt do ti takojë luksi që kohën më të madhe do t’jua merr. Nëse keni njerëz me shenja negative afër vetes edhe pse pa to nuk ka njeri, por fjala është për ata që dominohen nga potenciali negativ, harxhoni sa më pak nga koha juaj me ta edhe atë vetëm për gjëra të domosdoshme, sepse edhe ata kanë rol dhe ndikim në rezultatin përfundimta tuajin.

Shtoni dhe vazhdoni bisedat me ato që bartin energji pozitive rreth vetes dhe tek ju, kështu do t’ju shtohen vlerat edhe më shumë se sa kishit dikur. Mundohuni të mblidhni sa më shumë gjëra pozitive, qoftë dituri, ide, mendim e njerëz.

Shkarkoni, zbrisni dhe largoni të gjitha ato që kanë ndikim negativ në rrjedhën e jetës suaj, kështu ju siguroni një të ardhme të ndritur.

MBAJE MEND! Në mos qoftë ky çelësi i suksesit të jetës suaj, të paktën ju siguroj që dry nuk do jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button