Policia turke arreston një shqiptar me shtetësi serbe

Bashkim Rexhepi me shtetësi serbe, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest i kuq tetë vite më parë nga Organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë (Interpol) për shkak të vrasjes së dy personave, u arrestua në qytetin turk të Antalias, raporton Anadolu Agency (AA).

Rexhepi (39) në vitin 2007 në territorin e Serbisë kishte kryer vrasje të dyfishtë, me çrast Interpoli kishte lëshuar urdhërarrest të kuq ndaj tij.

I arratisuri nëpërmjet rrugëve ilegale kishte arritur në Turqi, ndërsa policia turke zbuloi se ai ndodhet në Antalia. Gjithashtu u gjet se shtëpia e tij ndodhet në lagjen Xhikxhilli, në Alanya, pranë Antalias.

Besohet se Rexhepi kishte falsifikuar dokumentet në Kosovë, dhe në bazë të tyre ka hyrë në Turqi. Rexhepi pas hetimeve penale u transferua në zyrën e prokurorit lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button