Shqipëria përfundon vitin në mesin e 40-të më të mirëve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll vitin 2015 e ka përfunduar në vendinn e 136-të në renditjen e FIFAs. Të enjten është publikuar rangimi më iI ri, ku Maqedonia ka përparuar për tre vende, në raport me renditjen e mëparshme, dhe me 257 pikë do të radhitet në vendin e 136-të. Ky është plasmani më I dobët në historinë e futbollit gjatë një viti kalendarik.

Ndërkohë edhe Kombëtarja shqiptare zbret sërish shkallët e renditjes së FIFA-s.
Këtë radhë, skuadra jonë përfaqësuese humbi 2 pozicione në klasifikim dhe tashmë e sheh veten në vendin e 38.
Barazimi 2-2 në ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë në stadiumin “Qemal Stafa” duket se ka ndikuar në këtë zbritje të renditjes së skuadrës sonë kombëtare, që është në kuotën e 746 pikëve në total, përcjell “Albeu.com”.

Përsa u përket vendeve të para, Belgjika vazhdon të jetë në krye me 1494 pikë, e ndjekur në vendin e dytë nga Argjentina me 1455.
Spanja ka fituar 3 pozicione dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë, duke spostuar një shkallë më poshtë Gjermaninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button