Rritje e numrit të fëmijëve të regjistruar në çerdhet e Maqedonisë së Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e numrit të fëmijëve nga mosha 2 deri 6 vjeç që e ndjekin procesin edukativo-arsimor në institucionet parashkollore, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë vitit 2022 (gjendja 30 shtator), numri i përgjithshëm i fëmijëve në institucione për përkujdesje dhe edukim për fëmijë – çerdhe për fëmijë/qendra për zhvillim të hershëm është 35 932, që paraqet rritje për 14.8% në raport me vitin 2021”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Institucionet parashkollore fëmijëve zakonisht i sigurojnë edhe ushqim. Më së shumti fëmijë ka në moshën 5 vjeçare (9 959), 4 vjeçare (8 405) dhe 3 vjeçare (7 736).
“Me raportet vjetore gjatë vitit 2022 janë përfshirë 113 institucione për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, që është për 8.7% më shumë krahasuar me vitin 2021”, raportoi Enti.
Në të njëjtën kohë nuk është regjistruar rritje e madhe e numrit të të punësuarve, si shembull në çerdhe nga 5 216 të punësuar, numri ka lëvizur në 5 229, ku 4 823 janë gra.
Në bazë të gjuhës, në vitin 2022 janë formuar 1 678 grupe, 1 476 në gjuhën maqedone, 145 shqipe, 14 në gjuhën angleze, 7 gjuhën turke dhe 35 në shumë gjuhë,