Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme, në aspektin meteorologjik. Në mëngjes pritet të ketë mjegulla, ndërkaq gjatë ditës pritet që mjegullat të hiqen dhe të jetë kryesisht mot i kthjellët me periudha të kohëpaskohshme të diellit, njofton Portalb.

Mëngjesi relativisht do të jetë i ftohtë, ndërkaq temperaturat gjatë ditës pritet të jenë më të larta.

Gjatë ditës së sotme, kryesisht në mbarë territorin e Maqedonisë, temperaturat priten të lëvizin nga 0 deri më 4 gradë paradite, ndërkaq pasdite pritet që të arrijnë deri më 17 gradë celsius.

Shkupi gjithashtu do të ketë mot të ngjashëm, me mëngjes të ftohtë dhe me mjegulla si dhe ditë të kthjellët me periudha dielli. Gjatë ditës së sotme temperaturat në Shkup do të lëvizin nga 1 deri më 3 gradë paradite, ndërkaq gjatë ditës pritet që të arrijnë deri më 14 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button