Duhet të krijohen 13 742 vende të reja te paralelet shqipe në çerdhet e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi instituti “Arbën Xhaferi”

Instituti “Arbën Xhaferi” në analizën e raportit të fundit për gjendjen e të punësuarve dhe fëmijëve në çerdhet e Maqedonisë së Veriut, vlerësojnë se bëhet një diskriminim në baza etnike, transmeton Portalb.mk.

“Për të arritur nivelin e vendeve në dispozicion në gjuhën maqedone, në përputhje me strukturën kombëtare të popullsisë së vendit, duhet të krijohen hiç më pak se 13.742 vende të reja në gjuhën shqipe, apo një rritje prej 407% krahasuar me gjendjen aktuale”, vlerësojnë nga Instituti.

Në reagimin e tyre theksohet që në Maqedoninë e Veriut janë 57.86 % e popullsisë maqedon, ndërsa në arsimin parashkollor ka 87.44 %; derisa shqiptarët përbëjnë 31.51 % e popullsisë, ndërsa në arsimin parashkollor janë vetëm 9.38 % shqiptarë.

“Diskriminimi fillon qysh në çerdhe: fëmijët shqiptarë katërfish më pak shanca të gjejnë vend në çerdhe sesa ata maqedonas”, deklarojnë nga Instituti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button