Warriors në histori të NBA-s, 15 fitore radhazi

Golden State Warriors shkroi historinë në NBA duke regjistruar fitoren e 15-të radhazi për të barazuar rekordin e nisjes më të mirë sezonale në basketbollin amerikan. Kampionët në fuqi të NBA fituan 118-105 ndaj Denver Nuggets duke u bërë e treta skuadër që arrin të ketë një fillim të tillë. Në “Pepsi Center” ekipi nga Kalifornia e nisi paksa ngadalë ndeshjes me Denverin që mori kryesimin 15-13 falë disa goditjeve të sakta të Danilo Gallinarit, që e mbylli ndeshjen me 19 pikë në total.

Gjithsesi Bogut arriti të shënojë 4 pikë radhazi për të tijtë duke e nxjerrë përpara 17-15 ekipin. Nga ky moment Golden State vazhduan të thellonin rezultatin duke fituar periodën e parë 34-23. Denver arritën të afrohen në periodën e dytë, duke kaluar madje në epërsi 51-50, por Warriors me një rezulat të pjesshsëm 8-0 u kthyen në epërsi 58-51 kur duheshin dhe 1 minutë e 6 sekonda deri në përfundimin e pjesës. Në pushim gjithsesi Golden State vajti me shifrat 64-58. Një goditje e saktë për 3 e Green në fillimin e periodës së tretë ngriti rezultatin në +9, ndërsa Curry më në fund u bë protagonist në pjesën e fundit të lojës duke e mbyllur ndeshjen me 19 pikë në total, hera e parë në këtë sezon për MVP e finales së vjetshme që nuk arriti kuotën e 20 pikëve.

Me rezultatin përfundimtar 118-105 Golden State barazoi rekordin e Washingtonit në sezonin 1948-49 dhe atë të Houston të sezonit 1994-1995 dhe ndaj Los Angeles Lakers do të kenë shansin për të vendosur rekordin e ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button