James tregoi se kush është mjeshtri (Video)

LeBron James e ka vërtetuar mbrëmë se jo rastësisht quhet mbret. Ylli i Cleveland e ka barazuar serinë e finaleve në 1-1 me Golden State. James ishte i pandalshëm duke arritur trefishor fantastik.
Edhe kjo sfidë u përcaktua në vazhdime pasi që koha e rregullt ishte me rezultat 87-87.

Në vazhdime “kalorësit” arritën të shënojnë 8 pikë ndërsa vendasit 6 për fitoren e madhe me rezultat 95-93. James realizoi 39 pikë, bëri 16 kërcime dhe 11 asistime.

Lajme të ngjashme

Back to top button