NBA, Thunder shënoi fitore ndaj Bucks-it
Oklahoma City Thunder ka shënuar fitore me rezultatin 114-109 kundër skuadrës Milwaukee Bucks në Ligën Amerikane të Basketbollut (NBA), transmeton Aandolu Agency (AA).
Gjithsej pesë lojtarë të ekipit të Thunder-it shënuan pikë dyshifrore në “Chesapeake Energy Arena”, ku ata luajtën pa yllin e tyre, Shai Gilgeous-Alexander.
Justin Jackson me 22 pikë ishte lojtari që shënoi më së shumti në fitoren e ekipit të tij.
Al Horford shënoi 20 pikë, Luguentz Dort 19, Darius Bazley shënoi 18 dhe Kenrich Williams përfundoi ndeshjen me 10 pikë.
Për Bucks-in, Giannis Antetokounmpo performoi me një “triple-double” duke shënuar 24 pikë, 17 kërcime dhe 10 asistime.
Khris Middleton shënoi 23 pikë, ndërsa Bobby Portis doli nga stoli për të shtuar 21 pikë.
Rezultatet:
Toronto Raptors – Timberwolves: 112-116
Charlotte Hornets – San Antonio Spurs: 110-122
Detroit Pistons – Neë Orleans Pelicans: 123-112
Dallas Mavericks – Portland Trail Blazers: 118-121
Oklahoma City Thunder – Milwaukee Bucks: 114-109
Phoenix Suns – Orlando Magic: 109-90
Denver Nuggets – L.A. Lakers: 122-105
Sacramento Kings – Memphis Grizzlies: 110-124
L. A. Clippers – Cleveland Cavaliers: 128-111