James e nis me humbje sezonin e NBA (Video)

Ka nisur me befasi edicioni 2015-2016 i NBA-së edhe pse janë luajtur vetëm tri ndeshje. Chicago ka mundur 97-95 Cleveland, një fitore që nuk pritej, për më tepër që në fushë ishte LeBron James, i gatshëm për të udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit kampion.
Por starti i Cavaliers ishte zhgënjyes, duke e nisur jo mirë sezonin, në një ndeshje ku i pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Amerikës, Barack Obama, tifoz i Bulls.

James kishte mundësi të barazonte shifrat, por gjuajtja e tij u bllokua nga Gasol 3 sekonda nga fundi, për kënaqësinë e Obamës dhe tifozëve vendës, që korrën një fitore me shumë vlera ndaj ekipit më të fortë në Lindje. Takimi ka qenë gjatë gjithë kohës i ekuilibruar, porn ë fund fitoi qetësia poshtë koshit e Chicagos, ku u dalluan Mirotic me 19 pikë, Rose me 18 e Butler me 17 pikë, një trio që bëri diferencën në

Ai që nuk ka zhgënjyer në startin e sezonit të ri është MVP-ja, Stephen Curry, protagonist absolut në fitoren 111-95 të Golden State ndaj Nju Orleans. Një mbrëmje magjike për të, duke realizuar 40 pikë dhe treguar se po kalon një formë të shkëlqyer. Për miqtë nuk mjaftuan 35 pikët e dyshes Davis-Smith, që mbetën për statistikë, në një ndeshje spektakolare dhe shumë emocionuese.

Para takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të unazave për basketbollistët e ekipit kampion. Një ceremoni e bukur, që çoi në delir tifozët, që kishin pritur 40 vjet për këtë titull. Në ndeshjen e tretë të luajtur sot në mëngjes, skuadra e Detroit fitoi 106-94 në fushën e Atlantës, në një duel me shumë rivalitet. Më i miri në fushë prë Detroit ishte Pope me 21 pikë, ndërkohë që pesë lojtarë realizuan mbi 15 pikë. Për Atlantën, 20 pikët e Schroder mbetën për statistikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button