Golden State vazhdon me ritmin e fitoreve

Të ndalësh Golden State Warriors dhe Stephen Curry-in në këtë sezon të NBA është thjeshtë një mision i pamundur. Edhe Toronto Raptors nuk arriti të përballonte forcën e kampionëve në fuqi duke u dorëzuar brenda në Air Canada Center me shifrat 109-112. Për të arritur fitoren e 21-të në këtë sezon dhe të 25-tën radhazi nëse meren parasysh edhe 4 sfidat e fundit të edicionit të kaluar në sezonin e rregullt, Warriors ashtu si gjithmonë iu falën paraqitjes së yllit të tyre. 44 pikë 7 asiste dhe 2 rebound koleksionoi Steph Curry në suksesin e e skuadrës së tij përballë Torontos.

Super Miami Heat në Nba. Formacioni nga Florida vijoi ecurinë pozitive pasi mundi pa shumë vështirësi Cleveland Cavaliers. 99-84 ishte rezultati që prodhoi sfida e American Airlines Arena me Miamin që falë këtij suksesi u ngjit në vendin e parë të konferencës së Lindjes duke lënë pas në renditje pikërisht Cleveland-it. Pa Lebron James dhe Kyrie Irving në ekip skuadra nga Ohio e kishte të pamundur ti bënte rezistencë Heat-save në shtëpinë e këtyre të fundit. Më i miri mbi parket në suksesin e 12-të sezonal të Miamit ishte Dywane Wade që e mbylli ndeshjen me 19 pikë 4 asiste dhe 5 rebound. Te Heat-sat u paraqitën mirë edhe Tyler Johnson dhe Goran Dragic.

Nuk ndalet San Antonio Spurs. Skuadra teksane kaloi në AT&T Center Boston Celtics me rezultatin e ngushtë 88-85. Te San Antonio më i rëndësishëm se cdo indvid është grupi dhe kjo gjë u vu re qartë edhe në duelin ndaj skuadrës më të titulluar të Nba, me plot 6 basketbollistë të Spurs-ave që realizuan një kuotë pikësh me dy shifra.

Pas një starti katastrofik të sezonit Houston Rockets tashmë ka gjetur ritmin e edicionit të kaluar. Teksanët regjistruan fitoren e 3-të radhazi pasi mposhtën në Toyota Center, Sacramento Kings me shifrat 120-113. James Harden ishte edhe njëherë tjetër heroi i Houston pasi koleksionoi në total 31 pikë 9 asiste dhe 2 rebound. Për tu vlerësuar edhe paraqitja e Dwight Howard që realizoi 22 pikë dhe zotëroi plot 18 topa nën tabelë.

Surprizën e mbrëmjes në Nba e dhuroi Chicago Bulls që u mposht në shtëpi nga Charlotte Hornets 96-102. Francezi Nicolas Batum ishte ai që udhëhoqi miqtë me 24 pikë dhe 11 rebound ndërsa Chicagos për të evituar këtë disfatë nuk i mjaftuan 25 pikët e realizuara nga Jimmy Butler.

Falë paraqitjes së shkëlqyer të dyshes Jamal Crawford-Blake Griffin që të dysëbashku koleksionuan në total 60 pikë, Los Angeles Clippers mundi me vështirësi 103-101 Orlando Magic.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button