Edhe Lakersat dijnë të fitojnë

Bostoni e ka heshtur Oklahoma Cityn. 60 pikët e treshes Smart-Thomas-Bradley, ua mundësuan fitoren Celtics ndaj Thunder, të cilët nuk mundën të udhëhiqnin as në këtë ndeshje në Durant.

Edhe Atlanta u mposht nga Utah. Jazz festuan falë pikëve të Millsap, i cili e mbylli lojën me maksimumin e tij sezonal, prej 28 pikësh. Nga ana e tyre, Hawks ishin të mangët pa Teague, shkruan Zëri.

Batum realizoi 33 pikë ndaj Portlandit, por sytë e të gjithëve ishin kah Kobe Bryant, i cili për pak ishte afër dyshifrorit të trefishtë (17 pikë, 8 kërcime e 9 asistime), duke i inspiruar Lakers të kthehen tek fitorja ndaj Detroitit.

Minnesota e pësoi një tjetër humbje në shtëpi. Timberwolves u mposhtën nga Memphisi, përkundër lojës së mirë të Wiggins, Towns e LaVine.

Mirëpo, Grizzlies ishin të saktë 56% në gjuajtjet e tyre dhe e mbyllën çështjen e fituesit me një treshe të Green.

Rezultatet: Charlotte – Portland 106-94, Atlanta – Utah 96-97, Oklahoma City – Boston 85-100, LA Lakers – Detroit 97-85, Minnesota – Memphis 106-114, New Orleans – New York 87-95 e Toronto – Sacramento 101-107.

/Zëri/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button