NBA e ndryshoi formatin e ndeshjes “All Stars” për shkak respektit ndaj Kobit
Asociacioni Kombëtar i Basketbollit – SHBA dhe Kanada zyrtarisht e publikuan formatin e ri të ndeshjes “All Stars”. Ndeshja e Yjeve do të ketë rregulla të ndryshme këtë vit, me çka organizatorët duan në këtë mënyrë të shprehin respekt ndaj Kobi Brajantit dhe tetë viktimave tjerë në aksidentin e helikopterit, njofton MIA.
Siç u bë e qartë, kapitenët e dy skuadrave do të jenë Lebron Xhejms dhe Janis Antetokumbo. Tre pjesët e para të ndeshjes do të jenë nga 12 minuta dhe të gjitha do të fillojnë me rezultatin 0:0. Fituesi i secilit do të zgjedh një organizatë publike për të dhuruar 100.000 dollarë në bamirësi.
Team Captains Giannis Antetokounmpo and LeBron James will select from the #NBAAllStar player pool in the NBA All-Star 2020 Draft Show.
Thursday Feb. 6, 7:00pm/et, @NBAonTNT pic.twitter.com/Qk5gcisvam
— 2020 NBA All-Star (@NBAAllStar) January 31, 2020
Pas luajtjes së tre pjesëve të para dhe konfirmimit të fituesve në to, i shtohen pikët çdo skuadre dhe pjesa e katërt e fundit do të fillojë me rezultat të përgjithshëm. Në pikët e skuadrës, që për momentin kryeson, do i shtohen edhe 24 pikë në respekt të Kobi Brajantit.
Për shembull, nëse rezultati në tre pjesët e para është 100:95, 24 pikë i shtohen 100 dhe fitohet 124. Në këtë rast, skuadra e parë që do të arrin 124 pikë, pa dallim për sa kohë, është fitues në Ndeshjen e Yjeve. Do të fitonjë 200.000 dollarë, të cilat do t’i dhurojë sipas zgjedhjes së tyre në organizata bamirësie.
Ndeshja e Yjeve do të zhvillohet më 16 shkurt në Çikago.