E shkatërruar nga dhimbja, gruaja e Kobe Bryant flet për herë të parë pas tragjedisë

Prej të dielës së zezë, kur ndodhi edhe aksidenti fatal me helikopter që i mori jetën yllit botëror të basketbollit, vajzës së tij Gigi, ajo nuk kishte reaguar në asnjë moment! As në dalje mediatike apo postime në rrjetet sociale, Vanessa Bryant kishte zgjedhur heshtjen për të kaluar këtë periudhë të vështirë në jetën e saj, shkruan Class.

.

Por, vetëm mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja e legjendës së basketbollit vendosi që të flasë virtualisht duke ndarë dhimbjen dhe momentet e tmerrshme që po kalon ajo dhe tre vajzat e saj, si edhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

.

Përmes një dedikimi të ndjerë, por edhe një fotoje të veçantë kur shfaqet e gjithë familja bashkë, Vanessa zgjodhi këto fjalë për të përshkruar gjendjen e saj të momentit.

Ajo shkruan:

“Unë dhe vajzat e mia duam të falënderojmë miliona njerëz që na kanë mbështetur dhe kanë treguar dashuri në këto momente të tmerrshme. Kemi patjetër shumë nevojë. Jemi të shkatërruar plotësisht nga humbja e papritur e bashkëshortit tim të adhurueshëm, Kobe, një baba i mrekullueshëm dhe Gianna-s sime të bukur, të ëmbël, një vajzë e dashur, e qetë, e mrekullueshme dhe një motër fantastike për Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n.

Jemi gjithashtu të shkatërruar nga dhimbja për familjet që humbën të dashurit e tyre të dielën.

Nuk kam mjaftueshëm fjalë për të përshkruar dhimbjen. Më ngushëllon fakti që Kobe dhe Gigi e dinin se sa shumë i donim. Ishim të bekuar që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu përgjithmonë. Ishin bekim për ne, por ikën shumë shpejt.

Nuk jam e sigurt se si do të vazhdojë jeta pa ta dhe e kam të pamundur ta imagjinoj. Por ne do të zgjohemi çdo ditë, do të ecim përpara sepse Kobe dhe vogëlushja jonë, Gigi, do të na e ndriçojnë rrugën. Dashuria për ta është e pafundme. Do të doja shumë që t’i përqafoja, t’i puthja dhe t’i bekoja. Do të doja t’i kisha këtu përgjithmonë.

Faleminderit që ndatë gëzimin, pikëllimin dhe mbështjetjen me ne. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj në mënyrë që ta kalojmë në privatësi këtë periudhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button