Një javë pas ndarjes nga miliarderi arab, Rihanna kthehet me ish-in e famshëm

Pas tri vitesh, Rihanna i dha fund lidhjes me miliarderin arab, Hassan Jameel. Sipas një burimi për People, çifti u nda pasi “jetët e tyre ishin shumë të ndryshme dhe e kishin të vështirë ta vazhdonin lidhjen”. Ndarja u bë publike javën e kaluar dhe një ditë më vonë këngëtarja u pa në shoqërinë e ish-it të saj, reperit A$AP Rocky. Menjëherë filluan spekulimet se çifti mund të jetë rikthyer, shkruan Class.

.

Me sa duket, në gjithë këtë, paska diçka të vërtetë. The Sun, konfirmon se çifti po dalin sërish bashkë.

“Ata morën bashkë një suitë hoteli gjatë një udhëtimi në Nju Jork. Megjithatë, Rihanna nuk ka në plan ta zyrtarizojë lidhjen me të, duke qenë se nuk ka shumë kohë që është ndarë nga Hassan. Ata po e shijojnë shumë shoqërinë e njëri-tjetrit. Është diçka spontane dhe ajo nuk po mendon ende nëse do të ketë një të ardhme me Rocky-n. Ajo është një vajzë beqare që po e shijon këtë periudhë”, -është shprehur burimi.

.

Rikujtojmë që në vitin 2013, Rihanna dhe Rocky u përfolën për një romancë, pasi u panë duke u puthur jashtë kamerave gjatë regjistrimit të një videoklipi. Por, duke marrë parasysh që këngëtarja është shumë e rezervuar për jetën private, mos prisni që ajo ta konfirmojë lidhjen me Rocky-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button