Nuk ndalet Golden State, shënon edhe fitoren e 20-të

Stephen Curry realizoi 40 pikë në fitoren e 20-të sezonale të Golden State, që sot mposhti 116-99 Charlotte në ndeshjen e radhës në kampionat.

Vijon kështu paraqitja e shkëlqyer e skuadrës kampione, që ende nuk po ndalet këtë sezon, duke vendosur një rekord të ri. Mirë u paraqit edhe Klay Thompson me 21 pikë, një dyshe që edhe një herë bëri diferencën në fushë. Një start fantastik i ekipit të “Shtetit të Artë”, që vijon të mbetet pretendentja kryesore për titull. Kobe Bryant rikthehet protagonist për skuadrën e Lakers, duke realizuar 31 pikë në fitoren e ekipit të tij, 108-104 ndaj Washington në fushën e këtij të fundit. Ai fitoi duelin me Wall, 34 pikë e 11 asist, ndërkohë që nuk munguan duartrokitjet e tifozëve për yllin e Lakers. Perëndimi vijon të jetë protagonist në kampionatin e NBA-së dhe një nga ekipet pretendente është San Antonio, që sot mposhti 95-70 Milwaukee.

Veterani Tim Duncan ishte më i miri për Spurs, me 16 pikë e 10 rebaund, në suksesin e 15-të sezonal. Fiton edhe Indiana, 101-93 ndaj Clippers, një humbje disi e papritur e ekipit kalifornian, që humbe ndjeshëm terren me kryesuesit. Paul George realizoi 31 pikë e 10 rebaund në këtë sukses, duke qenë lider në fushë për Indianën. Për Clippers u dalluan Griffin e Stephenson me nga 19 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. New York mposhti 99-87 Philadelphia, që pas fitores së parë sezonale me Lakers rikthehet te humbja, e 19-ta në kampionat.

Porzingis me 17 pikë e 10 rebaund ishte më i miri në fushë. Toronto mposhti 96-86 Atlantën, në një duel mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Lindjes. U dallua Lowry, autor i 31 pikëve, më i miri në fushë, duke bërë diferencën në fushë me paraqitjen e tij. Triumfon edhe Chicago, suksesi i 11-të sezonal, ku vendimtar me lojën e tij ishte veterani Pau Gasol, autor 26 pikëve dhe 19 rebaund.

Mirë u paraqitën edhe Butler (19) e Rose (12), një trio që dominoi në parket. Rikthehet protagonist Houston, që mundi 108-101 New Orleans, një ndeshje ku diferencën e bëri James Harden, autor i 24 pikëve dhe 10 rebaund. Për miqtë, Davis realizoi 29 pikë e 13 rebaund, por që mbetën për statistikë.

Rezultatet:
Charlotte – Golden State 99-116
Washington – LA Lakers 104-108
Detroit – Phoenix 127-122
New York – Philadelphia 99-87
Atlanta – Toronto 86-96
Chicago – Denver 99-90
Houston – New Orleans 108-101
San Antonio – Milwaukee 95-70
LA Clippers – Indiana 91-103

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button