Egjipt, dënohen me burg dhjetëra kundërshtarë të grushtit të shtetit

Mësohet se 36 persona ku 16 prej tyre nxënës janë gjykuar në Gjykatën Ushtarake me pretendimet për “dëmtim të pronës private dhe shtetërore” në Egjipt dhe janë dënuar me nga 5 vjet deri në 20 vite burg, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Aleancës Kombëtare për mbështetje të legjitimitetit dhe kundër grushtit të shtetit mësohet se seanca gjyqësore për 36 të akuzuarit është mbajtur në Gjykatën Ushtarake në rajonin el-Heykestab në lindje të Kajros.

Gjykata Ushtarake ndaj 36 të akuzuarve ku 16 prej tyre nxënës ka dhënë vendimin me dënimin e tyre nga 5 deri në 20 vite burg me akuzat për “zjarrvënie dhe dëmtim të institucioneve publike”.

Babi i një prej të akuzuarve, Hisham Said në një deklaratë për gazetarin e AA-së duke mbrojtur idenë se ndaj djalit të tij është dhënë një vendim ku ai dënohet me 10 vite me “akuza të trilluara” u shpreh se: “Djali im u arrestua marsin e shkuar dhe më pas u lirua. Ndërsa më pas ai dhe të tjerët u gjykuan në gjykatën ushtarake”.

Presidenti Abdulfettah es-Sisi, vitin e kaluar në muajin tetor pati nxjerrë një ligj i cili parashikon që “institucionet publike të vlerësohen si ambiente ushtarake dhe civilët që dëmtojnë këto ambiente të dërgohen në prokurorinë ushtarake”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button