De Biasi i pakënaqur me sjelljen e tifozëve

Gianni de Biasi është i pakënaqur me sjelljen e tifozëve shqiptarë

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka thënë se nuk është i kënaqur me tifozët shqiptar dhe se ka pritur më shumë në stadium.

Tifozët në ndeshjen kundër Gjeorgjisë ishin në numër shumë të vogël dhe dikur edhe lëshuan stadiumin si shenjë pakënaqësie, pas sjelljeve ndaj tyre në ndeshjen kundër Portugalisë dhe Serbisë.

“Nuk e di. Duke parë reagimet e publikut nuk jam shumë i kënaqur. Prisja që pas atij kualifikimi që ka bërë Shqipëria, stadiumi të ishte plot. Pashë që edhe e kontestuan ndeshjen në disa momente. Gjithsesi çdo njeri është i lirë të bëjë çfarë të dojë”, tha De Biasi gjatë një interviste për TVSH, transmeton Express.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button