Ismaili: Seanca e sotme ilegale, kësaj Qeverie i ka ardhur fundi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se seanca e sotme e Qeverisë është seancë ilegale, në të cilën nuk është ftuar Opozita fare.

Ai tha se opozitarët janë të vendosur që të mos lejojnë zhvillim normal të sancave, pa u plotësuar kërkesat e tyre.

“Kjo seancë është ilegale për shkak se opozita as s’është ftuar e as s’është lejuar të hyjë në të. Sigurimi na i ka bllokuar hyrjet dhe kjo është e tmerrshme e po ashtu tregon se në çfarë sistemi qeverisës ndodhemi”.

“Ne jemi të vendosur që ta ndërpresim seancë dhe kërkesat tona janë shumë të thjeshta, nëse duan që ta vazhdojnë politikë-bërjen në Kosovë duhet t’i tërheqin nënshkrimet nga marrëveshjet që i lidhën me Serbinë e me Malin e Zi”.

Ismaili, duke komentuar veprimet e Opozitës tha se cdo protestë është brenda rregullave të demokracisë.

“Çdo lloj proteste është formë demokratike. Në çdo protestë ka raste kur dikush përfundon në spital apo dëmtohet ndonjë makinë përreth. Edhe vendet që shquhen për demokraci kanë situata të tilla”.

“Në rast se ‘Zajednica’ do të dilte në referendum, ju si deputete e Kuvendit të Kosovës a do ta votonit po apo jo?”, e ka pyetur Ismaili mysafriën tjetër të Info Magazinës, Blerta Deliu-Kodra, por ajo nuk është përgjigjur.

“Kësaj Qeverie i ka ardhur fundi, Zajednica s’do të kalojë”, ka thënë Ismaili.

“Është e turpshme ajo që Qeveria po bën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button