U pezulluan nga puna dy zyrtarë për shkak rastit të Astrit Deharit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga puna zyrtarët Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht udhëheqës për administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, dhe Destan Zogajn, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, raporton Kallxo.

Në njoftim bëhet e ditur se ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016.

Tutje, në njoftim potencohet se Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i deryrës në funksionet të cilat i kanë pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës.

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vendosur pezullimin e nëpunësve civilë për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë.

Ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media përmendi shkeljet e gjetura nga Inspektorati në rastin e Astrit Deharit.

“Është e rëndësishme të theksohet se sipas Inspektoratit, incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i MD dhe zyrtarët e SHKK, janë marrë para se ato t’i merrte policia, nga data 5 (Kur ka ndodhur rasti) dhe datat 6, 7 nëntor 2016”- ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Sipas saj, marrja dhe posedimi i incizimeve të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, te zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga Komisioni i SHKK përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button