Kelani: Albin Kurtin tentuam ta marrim për intervistë

ëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës sot kanë tentuar ta shoqërojnë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin për në stacion të policisë për intervistim.
“Në raste të caktuara kur vepra penale është duke u kryer, Policia e Kosovës e ka të drejtën e veprimit të menjëhershëm në konsultim me prokurorin, pa poseduar një urdhër arrest”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se Policia nuk ka reaguar brenda në seancë, por ka dëshiruar të reagojë jashtë seancës sepse çdo veprim që është bërë i Policisë së Kosovës, është bërë në konsultim me prokurorin kompetent.

“Ato janë mjete që hyjnë në kategorinë e armëve të rrezikshme (sprej dhe gazi lotsjellës) dhe në raste të tilla Policia e Kosovës është e obliguar të reagojë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, duke shtuar se policia nuk ka dashtë ta arrestojë deputetin Kurti, por ka dashtë ta shoqërojë për një intervistë për veprën e kryer, transmeton Gazeta Tribuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button