Orana: “Më shumë para ndahen për përkujdesjen e majmunëve se sa për Shqiptarët”

Debat i nxehtë u zhvillua sot në Këshillin e Qyetit të Shkupit, lidhur me propozim – buxhetin për vitin e ardhshëm, raporton televizioni 21.

Këshilltari dhe nënkryetari i LSDM-së  Damjan Mançevski akuzoi kryetarin e Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski se edhe në buxhetin e vitin e ardhshëm ka vendosur si prioritet siç potencoi “luksin dhe komoditetin e Nikolla Gruevskit”.

Mançevski e pyeti Trajanovskin se si është e mundur që qyteti i Shkupit të ndajë buxhet të njëjtë për fasadat të stilit të barokut dhe për rindërtimin e shkollave.

Këshilltari i opozitës Shqiptare në qytetin e Shkupit, Idriz Orana nga Partia Demokratike Shqiptare theksoi se sikur viteve të tjera, edhe këtë vit kemi të bëjmë me një buxhet antishqiptar.

Ai thotë se qyteti ka ndarë më shumë para për përkujdesjen e majmunit Koko, se sa për kremtimin e ditës së alfabetit.

“Kemi përkujdesjen për majmunin Koko, cili do të jetë në kopshtin zoologjik për të cilin parashihen 8 milion denarë , kurse për alfabetin ditën e alfabetit parashihen 2500 euro. Kjo nuk donë koment më tepër rreth kësaj se a është diskriminues apo jo “, tha Idriz Orana.

Por nga ana tjetër, këshilltari i BDI-së Qemal Musliu mohoi se buxheti është diskriminues, për shkak se sipas tij, me këtë projekt buxhet parashihen mjete materiale së pari për gjithë qytetin e Shkupit, por edhe për vendbanimet që t janë të banuara me shqiptarë.

“Kështu kisha me cek se vetëm në sferën e urbanizmit në territorin e komunës Çair, Butel , Shuto Orizatë dhe Saraj parashihen për projektet që do të realizohen mbi 320 milion denarë”, tha Qemal Musliu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button