Mogherini: Të gjitha palët të tregojnë fleksibilitet për zgjidhjen e krizës në Siri

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, nga vendet që do të ulen në tryezën e bisedimeve për zgjidhje politike të krizës në Siri ka kërkuar që të tregojnë fleksibilitet, raporton Anadolu Agency (AA).

Mogherini, në një deklaratë pas takimit me ministrin e Jashtëm iranian, Muhammed Xhevad Zarif ka theksuar se është e rëndësishme që për herë të parë të gjithë aktorët do të ulen në të njëjtën tryezë. “Ashtu siç është shprehur edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB se duhet të tregojmë fleksibilitet dhe duhet të zvillojmë këtë terren politik”, ka thënë ajo.

Mogherini thotë se BE-ja në javët e fundit në një koordinim me SHBA-në dhe Rusinë kanë treguar përpjekje të mëdha për të bashkuar të gjitha palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button