Partia e Erdogan kryeson në sondazhe

Brenda pesë muajsh, turqit sërish do të shkojnë në zgjedhje të dielën. Partia në pushtet, AK shpreson të sigurojë shumicën. Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse do të përcaktojnë qeverinë që do të përballet me çështje si; dobësimi i ekonomisë, demokracia dhe kriza e refugjatëve. Me kthimin e përplasjes me militantët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe sulmet kundër Shtetit Islamik, edhe siguria është kthyer në një prej çështjeve më të rëndësishme.

Sipas sondazheve të fundit, partia AK mbetet kryesuese, megjithëse ende është e paqartë nëse do të sigurojë vota e mjaftueshme për të qeverisur e vetme. Shpallja e zgjedhje të reja u bë pasi kryeministri turk, Ahmet Davutollu nuk arriti të formonte një koalicion qeverisës, pas zgjedhjeve të qershorit. Partia kryesore në opozitë është ajo e qendrës së majtë CHP, e udhëhequr nga Kemal Kilicdarollu. Duke iu referuar sondazheve ajo mund të tërheqin rreth një të katërtën e votuesve, e ndjekur nga partia pro kurde HDP dhe pas saj, ajo nacionalistëve MHP, transmeton TvKlan.

Dy kanale televizive të një kompanie mediatike opozitare iu ndërpre sinjali, ndërsa dy gazetave të të njëjtit grup mediatik-iu ndalua shpërndarja, pas një operacioni që shenjestronte të gjitha ndërmarrjet e lidhur me klerikun turk që jeton në SHBA, Fetulla Gylen që është njëkohësisht edhe  kritiku më i ashpër i presidentit, Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button