Shkupi kundër Metalurgut në Veles, Renova nikoqire në Çair

Dueli i xhiros së 11-të në mes ekipeve të Ligës së Parë Metalurgu – Shkupi që luhet të dielën në orën 13:30, do të luhet në stadiumin e qytetit në Veles. Kështu sot kanë vendosur dy ekipet, ndërsa është lejuar edhe nga ana e FFM-së. Fillimisht ishte thënë se ndeshja në fjalë do të luhej në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari të Shkupit.

Ndeshjen e xhiros së 11-të skuadra e Renovës do ta luajë në stadiumin e FC Shkupi në Çair, kur kjo ekipë do të jetë nikoqire e ekipit Mlladost Carev Dvor. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button