BE: Të mos sulmohen lehtësuesit, por partitë të arrijnë marrëveshje

­ Bashkimi Evropian kërkon nga katër partitë më të mëdha politike në Republikën e Maqedonisë, nënshkruese të marrëveshjes politike nga 2 qershori/15 korrik, të vazhdojnë urgjentisht me punën e implementimit të pikave nga marrëveshja, me qëllim që ta kompensojnë kohën e humbur.

Siç njofton korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, refuzoi të përgjigjet hollësisht nëse Brukseli është i kënaqur ose jo nga lehtësuesi në negociatat Peter Vanhoute, si dhe të sqarojë se kush janë detyrat e tij, nëse guxon të përzihet në ngjarjet politike të drejtpërdrejta dhe të kërkojë të miratohen ligjet antikushteutese, as të zbulojë se sa është rroga që belgu e merr nga tatimpaguesit evropianë për ndërmjetësimin e tij në Maqedoni.

Në vend të kësaj Kocijançiq, në emër të Qeverisë joformale të Unionit, vetëm kërkoi “të mos tërihqet vëmendja nga çështjet thelbësore me sulmin të atyre që përpiqen të ndihmojnë”. “Komisari Han tani më qartë e ka bërë të ditur zhgënjimin e tij nga zbatimi i detyrimeve nga qershori/koriku dhe u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e kanë nënshkruar marrëveshjen politike të tregojnë lduership dhe përgjegjësi. Është me rëndësi që të gjitha palët urgjentisht të vazhdojnë me punë në grupin punues të lehtësuar nga BE­ja, me qëllim që të barazohet koha e humbur. Është e rëndësishme që të gjitha arrihen detyrimet e palëve në marrëveshjen për qersor/korrik”, theksoi Kocijançiq.

Zëdhënësja e Eurokomisionit, në rastin konkret ër atë nëse ka (pa)kënaqësi në Bruksel nga puna e Vanhoute si lehtëses në bisedimet e partive politike të Maqedonisë dhe nëse ndosta i ka tejkaluar autorizimet e tij, me përgigje se delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e SHBA­së, si dhe lehtësuesi i grupit punues, janë mbështetje e palëve që t’i realizojnë detyrimet e tyre personale. “BE­së i ie keq që ka tentativa që të tërhiqet vëmendja nga thelbi i çështjeve me sulm të atyre që përpiqen të ndihmojnë”, shtoi Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button