Shkëndija e vetmja ekip shqiptare vazhdon garat e Kupës

Shkëndija e Tetovës është skuadra e vetme shqiptare që do të vazhdojë garat në kuadër të Kupës së Maqedonisë, e cila edhe në ndeshjen e dytë ishte bindshëm më e mirë se Metalurgu duke e mundur me rezultat 5:0 (7:0).

Skuadra e FC Shkupit edhe pse ka fituar ndeshjen me Bregallnicën e Shtipit 1:0, nuk ka mjaftuar për të vazhduar për në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.
Edhe pse e mërkura ditë pune, në stadiumin e Çairit ishin grumbulluar më shumë se 1000 shikues për të përkrahur ekipin e zemrës. Në këtë ndeshje trajneri Zekirija Ramadani kishte futur në lojë një njëmbëdhjetshe të kombinuar, e cila për gjatë 90 minutave ka dominuar në të gjitha segmentet, duke mos lejuar kundërshtarin në asnjë moment të rrezikojë portën e Marijan Maxharoskit.
Fillimi i Shkupit ishte i furishëm, duke e vënë në presion skuadrën e Bregallnicës, ndërsa goli i vetëm i ndeshjes ishte vepër e të riut Besar Iseni, që me një mjeshtri nga distanca ngriti në këmbë publikun që e duartrokitën veprën e tij.

Renova ka pësuar disfatë nga Sileksi duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5:2, ndërsa Gostivari humbu dy herë nga 4:0 prej Rabotniçkit. Vëllazërimi dhe Mlladost CD kanë luajtur baraz 3:3, e që tutje kalojnë futbollistët nga Resnja. / Portalb /

Rezultatet (në kllapa rezultati i përgjithshëm):
Metalurgu – SHKËNDINDIJA 0:5 (0:7)
Pelisteri – VARDARI 0:2 (1:6)
RABOTNIÇKI – Gotsivari 4:0 (8:0)
SILEKSI – Renova 3:1 (5:2)
Lubanci – MAKEDONIJA Gj.P 0:0 (2:3)
MLLADOST CD – Vëllazërimi 3:3 (7:5)
Skopje – HORIZONT T. 2:2 (3:5)
Shkupi – BREGALLNICA 1:0 (1:2)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button