Ban Ki moon: Jam i shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në territoret palestineze

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki moon ka theksuar se është i shqetësuar për ngjarjet tensionuese dhe aktet e dhunës të cilat janë në vazhdim në Bregun Perëndimorë, Jerusalem dhe në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit me Presidentin palestinez, Mahmud Abbas në Ramallah të Bregut Perëndimorë në një konferencë të përbashkët për shtyp duke vënë në dukje shqetësimet për ngjarjet tensionuese dhe aktet e dhunës të cilat janë në vazhdim në rajon tha se: “Kam ardhur këtu sot se jam i shqetësuar për dhunën në përshkallëzim në territoret palestineze të pushtuara në Jerusalem dhe në Izrael. Dhuna nuk sjell paqe, përkundrazi eliminon rrugët e zgjidhjes”.

Ban Ki Moon duke theksuar “se është i kënaqur nga përpjekjet e presidentit palestinez Abbas për ti dhënë fund dhunës” u shpreh se “Shpreh sulmet nuk do të mund të sjellin paqen. Sulmet janë shkaktare për të patur më shumë viktima”.

Ai ka theksuar se nuk mirëpret që të rinjtë të përdorin dhunën dhe u shpreh se: “Dhuna, largon ditën që palestinezët të arrijnë shtetin e tyre dhe ditën që të jetojnë në paqe dhe siguri me fqinjët e tyre. E kuptoj dëshpërimin e shkaktuar të viteve që kanë copëtuar dëshirat për shkak të vazhdimit të pushtimit. Por e vetmja rrugë është zgjidhja politike dhe përparimi në drejtimin duke punuar me të vërtetë për ti dhënë fund pushtimit. Që të dy palët duhet të hedhin hapa drejt qëllimit të zgjidhjes me dy shtete”.

Ban Ki moon u shprehur ndër të tjera se: “Që të dy palët duhet të punojnë duke dënuar dhunën dhe për të qetësuar situatën. Është e rëndësishme që izraelitët duhet të ndalojnë së jetuari me frikë. Edhe situata në Bregun Perëndimorë është një çështje që duhet ti japim rëndësi. Në këtë pikë aktivitetet për vendbanimet nuk janë ligjore, minojnë zgjidhjen me dy shtete. Gjithashtu nuk mund të anashkalohet edhe shkatërrimi i shpresës së të rinjve palestinezë si pasojë e dëshpërimit të përjetuar”.

Në lidhje me vrasjen e të riut palestinez nga ushtarët izraelitë, Ban Ki moon ka pohuar se: “Ditën e djeshme Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut i thashë ‘Ju keni një ushtri të rregullt. Duhet të ndërmerrni proceduat e nevojshme për hapjen e një hetimi në lidhje me ngjarjet e vrasjeve'”.

Ndërsa Presidenti palestinez, Mahmud Abbas tha se: “Në rast të vazhdimit të pushtimit dhe sulmeve ndaj vendeve të shenjta në Jerusalem dhe veçanërisht ndaj Mesxhid-it Aksa mund të hapin derën e konflikteve me bazë fetare, ku fatkeqësisht edhe e kanë hapur. Ne nuk e dëshirojmë këtë. Paralajmërojmë në lidhje me rezultatet e kësaj”.

Abbas u shpreh se ndaj popullit palestinez është e nevojshme mbrojtja ndërkombëtare dhe se ata e kanë humbur forcën për të mbrojtur veten e tyre kundrejt kolonëve hebrenj dhe ushtarëve izraelitë. Ai ka theksuar më tej se para tyre nuk paraqitet alternativë tjetër përveç mbrojtjes ndërkombëtare.

– “Mos na vendosni në dëshpërim”-

Abbas duke vënë në dukje se “Populli ynë dhe të rinjtë nuk dëshirojnë të përshkallëzojnë dhunën dhe tensionet”  u shpreh se “vazhdimi i pesimizmit dhe pushtimit ka nxirë të ardhmen e të rinjve dhe kjo e ka sjellë situatën në pikën e kryengritjes, “Mos na vendosni në dëshpërim”.

Presidenti palestinez duke theksuar ndër të tjera se nëse Izraeli do ti përmbahet marrëveshjes me dy shtete edhe ato do ta zbatojnë këtë tha se: “Ende ka një shans për një zgjidhje. Dëshirojmë që të jetojmë në siguri dhe paqe me fqinjët tanë izraelitë”.

Ban Ki moon ditën e djeshme mbërriti në Jerusalem për të diskutuar rreth përshkallëzimit të tensioneve  në ditët e fundit, ku pas takimit me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu ai kaloi sot në Bregun Perëndimorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button