Bunjaku i shkruan Manit: Dy herë mi nxorre lotët (Foto)

Pas shkrimit të gazetarit sporti Hajrush Mani, lidhur me atë që ndodhi në ndeshjen e të dielës në stadiumin e Çairit në Shkup në ndeshjen futbollistik Shkupi – Vardari, ka reaguar lideri i tifo grupit “Shvercerat- Shkup” Omer Bunjaku, i cili është shprehur i emocionuar me shkrimin në fjalë “Çka na mësoi derbi Shkupi – Vardari?”.

“Të rralla janë tekstet që e përshkruajnë realitetin, shpesh jemi anashkaluar dhe nuk është thënë ajo që ka ndodhur në tribunë. Momentin kur e pashë tekstin mendova se përsëri është shkruar diçka që nuk e dinim, pasi pas dy ditëve dikujt ju kujtua ta thotë të vërtetën. Nuk është se kemi bërë diçka të madhe, ne nuk bëjmë asgjë përveç se përkrahim ekipin tonë dhe lojtarët, ndërsa si duket kjo po i pengon dikujt”, ka thënë për Portalb Omer Bunjaku.
Në foton më poshtë Bunjaku tregon se emocionet e tija për herë të dytë e kanë detyruar të pikojnë edhe lotët, një herë kur ai ka qenë në paraburgim dhe hera e dytë sot. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button