Brenda një viti në Shqipëri janë arrestuar 1210 persona për vjedhjen e energjisë elektrike

Qeveria Shqiptare ka bërë bilancin e një viti të operacionit kundër paligjshmërisë në fushën e konsumimit të energjisë elektrike. Gjatë aktivitetit “Ligjshmëria në energji – rezultatet e 1 viti”, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka bërë publike disa nga rezultatit e këtij operacioni. Ai ka deklaruar se për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike janë arrestuar 1210 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij, ministri Tahiri u shpreh se ky aksion ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht korrupsionit të administratës.

“Çdo ditë kanë operuar në terren rreth 145 grupe të përbashkëta me mbi 164.000 aksione të ekipeve të përbashkëta të OSHEE-së dhe të Policisë së Shtetit duke evidentuar mbi 2826 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 1210 persona të arrestuar, 825 në kërkim dhe 842 në gjendje të lirë. 65 janë punonjës të OSHEE-së të identifikuar për implikim dhe veprimtari të paligjshme në favorizim të lidhjes së energjisë dhe po ashtu punonjës policie, të cilët ose e lidhin vetë ose ndihmonin në vjedhjen e energjisë elektrike”- deklaroi ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button