Brad Pitt, aktori që nuk përdor sapunin

 Brad Pitt ka marrë vendimin të mos përdorë më sapunin e zakonshëm që gjendet në treg, të cilin e ka përdorur pothuaj çdo ditë në jetën e tij, pasi ka marrë vesh se përbërësit që ndodhen në të janë shumë të rrezikshëm.

“Brad thotë se ka lexuar shumë për të gjithë elementët që ndodhen në brendësi të sapunit, veçanërisht për elementët antibakterialë., dhe ka zbuluar se përdorimi i tyre është i dëmshëm jo vetëm për planetin, por edhe për personat sepse shpejton procesin e plakjes”, ka deklaruar në nga zëdhënësit e tij në faqen National Enquirer.

Por nëse kjo është një zgjedhje e aktorit të famshëm, çfarë mendimi ka bashkëshortja e tij, Angelina Jolie?
“I ka thënë se qelbet era si një qen i ndonjë rrace të egër”, ka deklaruar burimi duke qeshur.

Çifti i famshëm momentalisht ka 6 fëmijë. Edha ata kanë filluar të ankohen kohët e fundit nga risia në lidhje me higjenën e babait të tyre.

“Fëmijët kanë nisur ta quajnë “Babai që qelbet” . Jolie ka thënë se fëmijët mund ta durojnë atë dhe erën e tij vetëm nëse shkon në një kontinent tjetër”, kanë thënë burimet konfidenciale duke qeshur./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button