Ingridi dhe Herioni, fitues të natës së dytë të “Dance With Me”
“Dance With Me” ka shpallur edhe këtë të hënë mbretërit e natës së dytë. Ingrit Gjoni dhe Herion Mustafaraj morën në duar trofeun e tyre të parë kupën e Argjendari Pirro, ndonëse ishin në një garë të fortë mes Irena Kitës dhe Dj Sardit.
Koreografitë e Albi Nakos, interpretuar me aq mjeshtëri nga 14 yjet e këtij spektakli, ftuan në kërcim jo vetëm spektaktorin në sallë, por edhe publikun nga shtëpia. Ndërsa kostumet e shkëlqyera të Rezarta Skifterit, i bën konkurrentët rrëzëllitës në teatrin e vallëzimit.
Komunikimi interaktiv mes jurisë dhe konkurrentëve krijoi shumë humor e batuta në teatrin e Tv Klan.
Kjo patentë e gjigandit Endemol e dy producenteve Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, rikthehet të hënën tjetër me të tjera sfida dhe emocione.