Jo vetëm kërcim në “Dance with me”
Spektakli “Dance with me” ka vazhduar me natën e gjashtë të edicionit të dytë.
Situatat komike, të cilat janë pjesë e këtij spektakli që nga fillimi, natën e mbrëmshme kanë qenë të shumta, transmeton Telegrafi.
Në mesin e performancave të mahnitshme të të gjitha çifteve, mbretër të kësaj nate arritën të shpallen dy aktorët e humorit Cekja dhe Markela.
Koreografi Albi Nako zgjodhi që në spektakël të surprizojë bashkëshorten e tij, balerinën e njohur Klaudia Pepa, duke i uruar publikisht ditëlindjen, ndërsa një moment tjetër i paharruar do të mbetet edhe vallëzimi i anëtares së jurisë, Valbona Selimllari.