Ngec projekti i gazifikimit të Maqedonisë

Ngec projekti për gazifikimin e Maqedonisë i vlefshëm 150 milionë euro. Me kërkesë të njërës kompani të interesuar për gazifikimin e Shkupit, tashmë është miratuar zgjatja e procedurave që të mund të kompletojë dokumentacionin e fazës së tretë dhe të fundit. Në të njëjtën kohë, rajonet lindore dhe perëndimore presin shansin e dytë për gazifikim pas dështimit të përpjekjes së parë për ndërtimin e rrjetit shpërndarës, njofton Koha.

Projekti për gazifikimin e 17 komunave në rajonin e Shkupit është i vlefshëm 98 milionë euro, për gazifikimin e Maqedonisë Qendrore dhe Lindore nevojiten 28 milionë euro, ndërsa për gazifikimin e Maqedonisë Perëndimore dhe Pellagonisë janë planifikuar 23 milionë euro. Rrjeti distributiv i gazit në gjatësi prej 250 kilometra duhet të ndërtohet me partneritet private-publik. Sipas ekspertëve të energjetikës, në favor të gazifikimit më të shpejtë të Maqedonisë, nevojitet tu mundësohet komunave që vetë të gjejnë investitorë në vend të shtetit.

Me vendosjen e rrjetit distributiv, siç ishte paralajmëruar, pritej të ulen harxhimet e qytetarëve prej 25-45 për qind në varësi prej energjensit që e përdorin. Përfitime të mëdha do të ketë edhe biznesi që do ti ulen dukshëm harxhimet e punës. Ndryshe, me shfrytëzimin e rrjetit ekzistues që shumë pak përdoret – janë gazifikuar një pjesë e objekteve shëndetësore dhe shkollave fillore dhe të mesme në Shkup. Në nivel të shtetit, me proces të suksesshëm të gazifikimit mund të lëvdohen Komunat e Strumicës dhe Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button