Trump: E kisha fillimin e vështirë – ja sa para më dha borxh babai im!

Donald Trump tha të hënën se ai nuk e ka pasur të lehtë të ngritej, sepse babai i tij i dha një borxh prej vetëm 1 milion dollarësh për të nisur karrierën e tij në patundshmëri.

Miliarderi sipërmarrës kujton fillimet e tij të vështira duke dashur të demontstrojë “luftën e ashpër” me diversitetet në jetën e tij, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka qenë e lehtë për mua”, i ka thënë Trump një nëne të dy fëmijëve në një miting elektoral.

“Kam filluar në Brooklyn. Babai më dha një borxh të vogël prej 1 milion dollarësh”, ka thënë Trump. “Pastaj erdha në Manhattan. Më duhej t’ia ktheja – madje me interes. Por unë erdha në Manhattan, fillova të blejë patundshmëri. Dhe shkoi shumë mirë”.

E moderatori Matt Lauer e ka pyetur atë. “Ju thatë se nuk ishte e lehtë për ju, por se babai iu dha një milion dallarë borxh. Kjo ndoshta do të dukej goxha e lehtë për shumë njerëz?”.

“Ju keni të drejt”, i është përgjigjur Trump. “Por një milion dollarë nuk është shumë, krahasuar me atë që kam ndërtuar. Ndërtova njërën nga kompanitë më të mëdha”.

Në sallën e qytetit me 125 votues, Trump iu parashtruan pyetje, duke përfshirë edhe të tilla rreth “përulësisë” së tij.

Një grua i sugjeroi që të hante “një copë byreku”, transmeton Telegrafi.

Ai pranoi ai ka dobësi por nuk pranoi të zbulojë ato. “Unë kam dobësi”, tha Trump. “…. Mua nuk më pëlqen t’i ekspozoi ato. Nëse unë i vë në dukje, atëherë kundërshtari i di”.

Një student 21 vjeçar nëse ai ka një plan ekonomik, apo nëse “votuesit e klasës së mesme duhet ta votojnë vetëm se emri i tij është Trump?”.

“Mirë, mendoj se ata duhet të më votojnë sepse unë ndërtova një kompani të madhe. Çdokush pajtohet me këtë”, është përgjigjur Trump.

“A keni ndonjë plan specifik?”, ka qenë pyetja e një studenti nga St. Anselm College.

“Sigurisht. Unë do të negocioja marrëveshjet e tregtisë, unë do të sillja vende pune përsëri. Do të rrisja prodhimin vendor”, i është përgjigjur Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button