Dyshime për keqpërdorim të projektit 1000 Tituj, ku janë librat në gjuhën shqipe?!

Projekti për përkthimin e 1000 titujve nga literature botërore në gjuhën shqipe ka ngecur tani më disa vite me radhë. Titujt në gjuhën maqedonase janë përkthyer rreth 900 kurse ne gjuhën shqipe ende ka ngelur shifra mbi një qind. Burime për Portalb thonë që paratë janë harxhuar dhe keqpërorur ndërsa librat nuk janë askund.

Redaksia Portalb kërkoi sqarime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se pse ka ngec projekti dhe pse kohë më parë nga ky dikaster thanë që titujt janë përkthyer por ruhen në magazinë.

Sa është e vërtetë kjo? A mund të kemi qasje deri tek ajo magazinë që të shohim ato tituj të përkthyer? Nga MASH nuk u përgjigjën fare, gjë që len të mbështesim dyshimin për keqpërodimin e tyre.
Zëdhënësi Goran Galevski thotë që përgjigjen duhet kërkuar nga kabineti i Abdilaqim Ademit, ndërsa Adriana Qamili nga kabineti i Ademit, e kontaktuar ditë me radhë nuk përgjigjet fare.

Pyesim publikisht ministrinë: Ku janë titujt shqiptar dhe si u harxhuan mjetet milionëshe të cilat janë ndarë për këtë projekt gjigant??

Ndryshe ato pak tituj që janë përkthyer në gjuhën shqipe janë të stërmbushur me gabime dhe nuk përdoren fare nga profesorët.

LEXO MË SHUMË:

Enigma e 1000 titujve shqip

Ademi: Nëse nuk ju pëlqen përkthimi, profesorët vetë të përpilojnë tekstet

Përkthimi i 1000 titujve në shqip është skandaloz

Gënjeshtrat dhe premtimet e qeveritarëve për librat në gjuhën shqipe

Ademi nxjerr në pah gënjeshtrën: librat shqip nuk janë përkthyer

Skandaloze! Librat shqip nuk shpërndahen, ruhen në magazinën e MASH-it?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button