Ingridi ia merr trofeun Albëries
Mbrëmë (e hënë) ka përfunduar edhe nata e dytë e spektaklit “Dance with me”.
Në një garë të fortë mes Irina Kitës dhe Dj Sardit, Ingrid Gjoni dhe Herion Mustafaraj arritën të shpallen mbretërit e kësaj të hëne, transmeton Telegrafi.
Edhe këtë mbrëmje nuk munguan batutat dhe humori mes konkurentëve në kërcim dhe jurisë, duke e bërë spektaklin edhe më madhështor.
Me kostumet e shkëlqyra të Rezarta Skifterit dhe koreografitë e Albi Nakos, yjet e “Dance with me 2”, shkëlqyen dhe mahnitën publikun me lëvizjet prej kërcimtarëve të vërtetë.
Kujtojmë se fitues të natës së parë në këtë garë ishin Albërie Hadërgjonaj dhe Vesel Kurtishaj.