Kryen vetvrasje e ish- e dashura e humoristit të madh Jim Carrey

E dashura e aktorit të madh të komedisë Jim Carrey, ka varrë veten në moshën 28-vjeçare, mëson TMZ. Efektivët e policisë janë telefonuar nga dy miq të viktimës, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë të Cathriona White në rezidencën e saj.

Në 24 shtator Cathriona dhe Carrey janë ndarë dhe në po të njëjtën datë ajo mbylli llogarinë e saj në Twitter. “Po çaktivizoj llogarinë timë në Twitter, shpresoj të kem qenë burim frymëzimi për të afërmit dhe të dashurit e mi.”

Burime nga policia thonë se dyshohet që White të ketë kryer vetvrasje duke përdorur overdozë ilaçesh, pasi pilula ishin parë pranë trupit të saj. 53-vjeçari Carrey dhe White janë njohur në 2012, nisën të frekuentohen për disa muaj dhe më pas u ndanë, për t’u bashkuar përsëri në maj të këtij viti.

Shpresojmë që Carrey të dijë të menaxhojë dhimbjen pas humbjes së madhe. Një njeri i madh si ai që i ka ngritur humorin njerëzve në mbarë botën, nuk meriton të jetë i mërzitur…

Lajme të ngjashme

Back to top button