Gjermani, humbin jetën në aksident dy fëmijë shqiptar

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e dy fëmijve, ka ndodhur gjatë ditës së dielë në Gjermani, në një autostradë në afërsi të Dresdenit.

Në timonin e makinës tip BMW X5 ka qenë një shqiptar nga Kosova, 46 – vjeç, i shoqëruar nga vajza dhe djali, respektivisht 4 dhe 5 – vjeç, njofton Klan.

Lajmi tronditës u bë i ditur nga disa media gjermane. Dy fëmijët kanë humbur jetën në vend, ndërsa i ati ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën.

Mediat raportojnë se shqiptari nga Kosova ka goditur një pemë ndërsa ishte me shpetësi të lartë.

Sipas Prokurorisë së Dresdenit, nuk bëhet fjalë për një dalje të paqëllimshme nga rruga, por për një vrasje të dyfishtë dhe tentativë për vetvrasje.

46-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka kryer këtë veprim për t’u hakmarrë ndaj gruas që e kishte ndarë. Ai mbahet në spital nga policia dhe më pas do të shoqërohet për në burg, nën akuzën e vrasjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button