Gjermania shpall Shqipërinë vend të sigurt origjine

Qeveria gjermane shpalli Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, vende të sigurta origjine, pjesë kjo e një pakete ligjore që sjellë ndryshime në politikën e azilit.

Ky hap e kthen në ligj, marrëveshjen që u arrit disa ditë më parë mes Federatës dhe landeve. Për të marrë miratimin për paketën e re ligjore, koalicionit qeverisës të CDU/CSU -së dhe socialdemokratëve, i duhet të marrin aprovimin e të gjelbërve në Këshillin Federal.

Paketa e re ligjore përfshin rregulla më të ashpra për azilin, procedura të përshpejtuara dhe rritje të fondeve të federatës për landet, për të përballuar numrin e lartë të refugjatëve.

Ajo do të diskutohet së shpejti në Bundestag, ndërsa në fillim të Tetorit do të firmoset në parlamentet e landeve. Ligjet e reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 Nëntor.

Nga viti 2016, qeveria do të paguajë një shumë fikse prej 670 eurosh për çdo refugjat tek landet. Edhe për ngritjen e qendrave të reja për azilkërkuesit parashikohen të lehtësimi i pengesave burokratike. Federata këtu pritet të angazhohet me 500 milionë euro.

Nëse për disa grupe azilkërkuesisht do të bëhen shkurtime të ndjeshme të asistencave, të tjerevë, me shanse pranimi, do t’u krijohet mundësia e integrimit duke ndjekur fillimisht kurset e gjuhës

Lajme të ngjashme

Back to top button