Ylli i Holivudit, Orlando Bllum vizitoi migrantët në Maqedoni

Ylli i njohur i Holivudit dhe njëri ndër aktorët më të njohur të sotshëm, Orllando Bllum, i njohur për rolet në filmet “Hobit” dhe “Zoti i unazave”, sot ishte në Gjevgjeli. Ai u takua me emigrantët dhe përfaqësuesit e UNICEF-it dhe Kryqit të Kuq. Blum është ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, njofton Reuters.

Aktori me famë botërore sot në mëngjes u paraqit në qendrën transitore pranuese në Gjevgjkeli për t’i vizituar të cilët për çdo ditë kalojnë përmes këtij vendkalimi, raporton Kanal5. Ai nuk dha deklaratë zyrtare para kamerave, sepse tërë vizitën e tij ia kushtoi shoqërimit me migrantët dhe me punëtorët humanitarë. Ndryshe gjatë ditës së djeshme nëpër këtë vendkalim kanë kaluar 986 refugjatë, prej të cilëve madje 465 kanë qenë fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button