Shkëndija nuk gabon, Shkupi i kthehet fitorës
Skuadra e FC Shkupi shënoi një fitore të madhe si mysafir me rezultat 2:0 kundër Mlladost CD, në takimin e javës së tetë të zhvilluar në stadiumit e qytetit në Ohër, raporton gazeta “Lajm”.
Çairasit bënë lojë të fortë, kryen detyrat me sukses në mbrojtje, ndërsa në sulm shfrytëzuan rastet, duke u kthyer me tre pikë të vlefshme.
Golat për Shkupin i shënuan Ermedin Adem dhe Husein Demiri, nga një gol në secilën pjesë. Pas këtij triumfi Shkupi kalon në vendin e pestë të renditjes tabelore me 11 pikë.
Shkëndija ka shënuar fitoren e radhës për t’u renditur në kuotën e 21 pikëve, duke ruajtur kështu diferencën prej një pike me Vardarin, që gjendet në pozitën e dytë, shkruan gazeta “Lajm”.
Viktimë e radhës e kuqezinve ishte Sileks nga Kratova të cilët tetovarët i mundën me rezultat të pastër 3-1, si nikoqir në stadiumin e FC Shkupi në Çair.
Edhe këtë javë kreatorë i fitores së Shkëndijës ishte kapiteni Ferhan Hasani, i cili shënoi dy golësh (51) dhe (66), ndërkaq golin e parë për Shkëndijën e shënoi sulmuesi Besart Ibraimi në minutën e 3-të. Nedelkovic realizoi për Sileksin në minutën e 18-të. Hasani po shënon gola si sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, i cili në dy ndeshje shënoi 7 gola, kurse “Buba” pesë, kurse Shkëndija po i radhit fitoret si Bayerni i Munichut. Në derbin mes Vardarit dhe Rabotnickit fitues dolën kuqezinjtë me rezultat 2-1.