Kryeministri francez, Valls: Janë goditur kampet e trajnimit të DAESH

Kryeministri francez Manuel Valls njoftoi se me operacionet ajrore të nisura këtë mëngjes në Siri janë qëlluar kampet e trajnimit të organizatës terroriste, DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Valls duke folur në televizionin BFM në lidhje me operacionet ajrore të Francës kundër objektivave të DAESH, në Siri tha se “Në këtë operacione janë bombarduar veçanërisht vendet strehuese të terroristëve që cilët janë në përgatitje për të sulmuar Francën”.

Duke vënë në dukje se nëse do të jetë e nevojshme, operacionet do të vazhdojnë, Valls ka thënë se “Do të godasim objektivat e DAESH në Siri sepse organizata terroriste nga këto vendstrehime po kryen përgatitje për të sulmuar Francën. Ne në përputhje me marrëveshjen e OKB jemi duke vepruar me parimin e vetëmbrojtjes. Ne jemi duke vepruar të vetëm por edhe në bashkëpunim me aleatët tanë”.

Valls është shprehur ndër të tjera se zgjidhja e lusftës në Siri duhet të jetë në rrugë diplomatike.

Avionët francezë që nga 8 shtatori e deri tani kryenin fluturime zbuluese mbi objektivat e DAESH në Siri. Franca merrte pjesë në operacionet kundër objektivave të DAESH në Irak, ndërsa në operacionet ajrore në Siri nuk merrte pjesë me aryestimin se “do të forconte regjimin e Asadit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button