Cameron mesazh ngushëullimi Mbretit të Arabisë Saudite për tragjedinë në Mina

Kryeministri britanik, David Cameron, në lidhje me tragjedinë në Mina i ka dërguar një mesazh ngushëllimi mbretit të Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz, raporton Anadolu Agency (AA).

Cameron në mesazhin e tij ka përdorur shprehjet “Jam i befasuar dhe shpreh keqardhejn time pasi dëgjova ngjarjet e tmershme të cila ndodhën ditën e enjte në Mekë. Mendimet dhe lutjet e mia janë bashkë me familjarët të cilët humbën të afërmit e tyre teksa kryenin obligimiet e tyre të Haxhit. Është shumë e vështirë të kuptohet përmasa e kësaj tragjedie një moment të rëndësishëm në kalendarin islamik. Mendimet e mia dhe mendimet e popullit britanik bashkohen me ju në këtë kohë të vështirë”.

Cameron pas ngjarjes në twiterin e tij kishte shprehur ngushëllimet ndaj familjeve të cilët kishin humbur të afërmit e tyre në këtë ngjarje.

Sipas të dhënave të fundit në rrëmujat e ndodhura në rajonin Mina e cila ndodhet 5 km në afërsi të Mekës në Arabinë Saudite kishin humbur jetën 769 persona si dhe ishin plagosur 934 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button