Cristiano Ronaldo rrezikon burgun

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite. Portugezi ka qënë shpesh në qendër të polemikave për sjelljen në fushë dhe gjesti i fundit mund të çojë në pasoja të rënda, raporton Klan. Kundërpërgjigjia ndaj tifozëve kundërshtarë që nisën të këndonin kore për Lionel Messin ka revoltuar opinionin saudit, të cilët kanë kërkuar arrestimin e tij.

Prekja e pjesës së tij intime ka shkaktuar polemika të shumta, ndërsa një tjetër ide është dëbimi i tij nga Arabia Saudite.  Nouf bin Ahmed, një avokat në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare të tregtisë pranoi se do të bëjë kërkesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite për të marra masa të rënda ndaj Ronaldos.

Portugezi u bë lojtari më i paguar në botë pas firmës me Al Nassr, pasi nga kontrata dy vjeçare e gjysmë do të përfitojë rreth 200 milion euro ne sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button