Beyonce dhe Ronaldo nuk janë më të verifikuar në Twitter, zbuloni arsyen

Çfarë kanë të përbashkët Beyoncé dhe Cristiano Ronaldo? Nga sot, ato nuk janë më të verifikuar në Twitter, transmeton TCH.

Gjigandi i mediave sociale filloi të heqë verifikimin e dikurshëm me “tik blu” nga mijëra llogari të enjten.

Lëvizja vjen pasi pronari Elon Musk përpiqet të riparojë dhe bëjë disa ndryshime në kompaninë e mediave sociale për të sjellë fitime monetare.

Përdoruesit që dëshirojnë të mbajnë “tikun” pranë emrit të tyre duhet të paguajnë 84 dollarë në vit për t’u abonuar.

Pavarësisht se tha se nuk do të paguante për t’u verifikuar, LeBron James ka ende një shenjë blu që është një “abonim falas” i dhuruar nga Elon Musk. Miliarderi konfirmoi se Stephen King dhe William Shatner gjithashtu morën abonimin falas.

Reperi amerikan Ice T tha se zhurma për këtë ishte e panevojshme.

“Fakti që ne po diskutojmë edhe shenjat blu është një moment i trishtuar në shoqëri,” postoi ai .

Në ditët para verifikimit, Kanye West, Shaq dhe Ewan McGregor ishin ndër të parët e famshëm që folën për imitimin e tyre në Twitter. Tani që distinktivët janë zhdukur, numri i ndjekësve të një personi të famshëm mund të bëhet e vetmja mënyrë për të bërë dallimin midis dikujt të famshëm dhe një jo i vwrtetw

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button